28 MARS MARCH 2015 20:00 / SALLA E KUQE RED HALL

HAPJA X / OPENING X
HELLO SHELLY!

SHELBATRA JASHARI
ARTISTE VIZUELE / VISUAL ARTIST
(KOSOVË - BELGJIKË - FRANCË / KOSOVO - BELGIUM - FRANCE)

ADISAK JIRASAKKASEM
STILIST / FASHION DESIGNER
(TAJLANDË-FRANCË / THAILAND- FRANCE)

ORKESTRA E KOMPJUTERËVE PORTATIV E QENDRËS BURIMORE PËR DËMTIME NË TË PARË
"XHELADIN DEDA" - PEJË

LAPTOP ORCHESTRA OF RESOURCE CENTRE
FOR EYESIGHT DAMAGES "XHELADIN DEDA" - PEJA

MEMLI KELMENDI
KOMPOZITOR / COMPOSER (KOSOVË / KOSOVO)

20:15

DUO

TONIO GEUGELIN
VIOLINË / VIOLIN (HOLANDË - GJERMANI / NETHERLANDS - GERMANY)

SCOTT FAIGEN
PIANO (SHBA - GJERMANI / USA - GERMANY)

29 MARS MARCH 2015 20:00 / SALLA E KUQE RED HALL

KONCERT SIMFONIK SYMPHONIC CONCERT FILHARMONIA E KOSOVËS KOSOVO PHILHARMONY

MALIK HALÇE
VPIANO (KOSOVË - TURQI / KOSOVO-TURKEY)

KIAN SOLTANI
VIOLONÇEL / VIOLONCELLO (AUSTRI / AUSTRIA)

BOIAN VIDENOFF
DIRIGJENT/ CONDUCTOR (BULLGARI - GJERMANI / BULGARIA - GERMANY)

30 MARS MARCH 2015 19:00 / SALLA E KUQE RED HALL

RECITAL

OLGA ZADO
PIANO (UKRAINË / UKRAINE)

20:00

MUSIQUE ACOUSMATIQUE

PABLO BEHNAM
KITARË ELEKTRIKE, EFEKTE ELECTRIC GUITAR, EFFECTS
(FRANCË / FRANCE)

LIBURN JUPOLLI
PIANO, OCTO, EFEKTE PIANO, OCTO, EFFECTS
(KOSOVË - FRANCË / KOSOVO - FRANCE)

31 MARS MARCH 2015 20:00 / SALLA E KUQE RED HALL

MË E MIRA NË PIANO / THE BEST ON PIANO
JOJA WENDT - PIANO
(GJERMANI / GERMANY)

1 PRILL APRIL2015 20:00 / SALLA E KUQE RED HALL

DUO RECITAL

PETRIT ÇEKU
KITARË / GUITAR
(KOSOVË - KROACI / KOSOVO - CROATIA)

KIAN SOLTANI
VIOLONÇEL / VIOLONCELLO (AUSTRI / AUSTRIA)

2 PRILL APRIL2015 20:00 / SALLA E KUQE RED HALL

KORI ATTACA CHOIR

HAJRULLAH SYLA
DIRIGJENT CONDUCTOR (KOSOVË / KOSOVO)

20:15

PIANO DUO

KRISTIJAN KAROVSKI
PIANO (MAQEDONI / MACEDONIA)

SHKËLZEN BAFTIJARI
PIANO (MAQEDONI / MACEDONIA)

3 PRILL APRIL 2015 20:00 / KATEDRALJA E "ZOJËS NDIHMËTARE" - PRIZREN CATHEDRAL OF OUR LADY OF PERPETUAL SUCCOUR - PRIZREN

RECITAL

PETRIT ÇEKU
KITARË / GUITAR
(KOSOVË - KROACI / KOSOVO - CROATIA)

21:30 / TEATRI ODA - PRISHTINË ODA THEATRE - PRISTINA

P(RIVATE) R(ECITAL) DISTILL
NË BASHKËPUNIM ME DIT' E NAT' /
IN COLLABORATION WITH DIT' E NAT'
TOMOR KUÇI, BLERTA KOSOVA, EDONA VATOCI, VISAR KASA & ARBËR SALIHU

4 PRILL APRIL 2015 20:00 / SALLA E KUQE RED HALL

IN LOVE

ŞIRIN PANCAROĞLU
HARPË HARP

BORA UYMAZ
VOKAL, PERKUSIONE / VOCAL, PERCUSSION

MEHMET YALGIN
KEMENÇE (TURQI / TURKEY)

5 PRILL APRIL 2015 20:00 / TEATRI ODA ODA THEATRE

JAZZ TRIO

ARBEN RAMADANI
PIANO

MACIEJ DOMARADZKI
KONTRABAS DOUBLE BASS

THORSTEN GRAU DAULLE DRUMS
(HOLANDË / NETHERLANDS)

RONA NISHLIU
VOKAL (KOSOVË / KOSOVO)

9 PRILL APRIL 2015 20:00 / SALLA E KUQE RED HALL

ECHO'S RISING STARS

SIGNUM SAXOPHONE QUARTET
BLAŽ KEMPERLE
SOPRAN SAKSOFON / SOPRANO SAX

ERIK NESTLER
ALT SAKSOFON ALT SAX

ALAN LUŽAR
TENOR SAKSOFON TENOR SAX

DAVID BRAND
(GJERMANI - SLLOVENI / GERMANY - SLOVENIA)

"Jam optimist, sepse s'ka asnjë dobi nga të qenit ndryshe", thënies së Churchillit i jam referuar edhe herë të tjera dhe aty kam gjetur forcën bashkë me njerëzit e tjerë të festivalit për të arritur deri këtu. Dhjetë vjet. Ky ka qenë caku këtu e një dekadë më parë. Nëntor 2005. Në sallën e Fakultetit të Arteve, atëbotë ndërtesën përballë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, dhjetëra muzikantë (student të departamentit të muzikës) pasditeve po mblidheshin e po muzikonin bashkë. Ilir Bajri, xhaz pianist dhe kompozitor, kishte marrë iniciativën për themelimin e orkestrës me 35 anëtarë të cilën do ta quante “Quasi Fusion Orchestra”. Si student i atij Fakulteti, nuk më kishte ndodhur që jashtë programit dhe detyrave të shihja të bashkuar qoftë veten, qoftë kolegët në një ansambël. Vullneti ekzistonte por mungonte iniciativa. Një të premte, Iliri po më thoshte se vullneti që kishte parë te gjenerata e re përkundër kushteve të vështira e kishte shtyrë të merrte iniciativën për krijimin e kësaj orkestre. Do të duhej të ishte normale për një fakultet muzike por jo edhe për këtë tonin, sepse tingulli i një orkestre mungonte prej kohësh në Fakultetin e Prishtinës. Puna bëhej e megjithatë mungonte një platformë për prezantim. Fillimisht me Meriton Ferizin dhe Avni Krasniqin e pak më vonë edhe Yllka Rexhepin, Lule Ballatën e Bleta Qerkinin kishim marrë një rrugë që nuk e kishim fort të qartë se ku do na shpinte. Por e kishim vendosur të krijonim një ngjarje e cila do t'i jepte një ngjyrë tjetër skenës së muzikës në Prishtinë e në të njëjtën kohë do shërbente si mundësi për prezantimin e punës disa mujore të orkestrës. Puna e këtij grupi e mbështetur edhe nga shumë miq e kolegë i dha jetë një festivali të ri të cilin e quajtëm DAM (Festivali Ndërkombëtar i Muziktarëve të Rinj). Rezultati u pa në 20 prillin e vitit 2006. Tingujt e instrumenteve që shoqëroheshin edhe me fishkëllima e rrahje shuplakash nga anëtarët e orkestrës, i dhanë shpirt festivalit i cili u aprovua fuqishëm me duartrokitje e ovacione të publikut që mezi qe akomoduar në Sallën e Kuqe. Rrugës bashkë me suksesin, sfidat e pengesat do shtoheshin çdo vit e më shumë. Ballafaqimi me mungesën e sallës, mungesa e pianos dhe instrumenteve, injorimi i kohë pas kohëshëm institucional, na qenë bërë si hije që na shoqëronin nga pas. E megjithëse gjërat kanë lëvizur nuk e kisha menduar kurrë që as 10 vjet pas themelimit të festivalit, Prishtina ende nuk do të ketë një sallë të denjë me parametra akustik që plotësojnë standardin. Sidoqoftë dekadën e parë të DAM-it do ta festojmë me shumë muzikë, 15 koncerte, mbi 100 muzikantë dhe artist pjesëmarrës e me rreth 100 vepra të interpretuara, e dekadën e parë të shtetit të Kosovës përveç tjerash ndoshta do e presim edhe me një sallë koncertesh.

Sinqerisht
Dardan Selimaj
Drejtor i festivalit

“I am an optimist - it does not seem to be much use to be anything else…” I referred other times to the Churchill's saying too, and there I found the power together with other people behind this festival to arrive here. Ten years. This was the aim one decade ago. November 2005. In the hall of the Faculty of Arts, back then the building facing the Rectorate of the University of Prishtina, tens of musicians (music department students) used to gather in the afternoons and together think about music. Ilir Bajri, a composer and a jazz pianist, had taken the initiative to establish the 35 member orchestra which he would name “Quasi Fusion Orchestra”. As a student of that faculty, it never occurred to me that I would find myself or my colleagues together in an ensemble that was outside the program of the duties. The will was there, but the initiative was lacking. In a Friday, Ilir was telling me about the will he had seen in the young generation, and despite the difficult situation, this will had pushed him to take the initiative to establish this orchestra. This would be something very normal for a common Faculty of Music, but not for ours, because the sound of an orchestra was something that was missing for a long time in the Faculty of Pristina. The work was progressing, however, a presentation platform was lacking. Initially with Meriton Ferizi and Avni Krasniqi and a little bit latter with Yllka Rexhepi, Lule Ballata and Blerta Qerkini we had started a road and we were not very sure where it would take us. But we decided to create an event that would color the music scene of Pristina differently, and at the same time would serve as an opportunity to present the several months work of the orchestra. The commitment of this team supported by many friends and colleagues gave life to a new festival that we called DAM (International Festival of Young Musicians). The outcomes were seen on 20 April 2006. The sounds of instruments that were accompanied as well by the clapping and whistling by the members of the orchestra, gave the spirit to the festival that was strongly approved by the clapping and ovations of the barely accommodated public in the Red Hall. Jointly, on the road to success challenges and hurdles increased with every year. Lack of the Hall, lack of piano and instruments, being forgot by institutions time after time, became our shadows following us everywhere. And, although things have moved forward, I would never believe that even 10 years after the establishment of the festival, Pristina would not have a decent Hall with acoustic parameters meeting the standards. In any case, we shall celebrate the first decade of DAM with lots of music, 15 concerts with over 100 musicians and artists participating and perhaps among others we shall celebrate the first decade of the state of Kosovo with a Hall of Concerts.

Sincerely
Dardan Selimaj
Festival director

PHONE

+377 (0) 44 555 404

EMAIL & WEBSITE

info@damfest.com
www.damfest.com

NA SHKRUAJ WRITE US